Lajme

Biden do të mbajë fjalim për luftën e Ukrainës kundër Rusisë

04/28/2022 09:11
nga:Q R

Presidenti amerikan Joe Biden do të trajtojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë të enjten, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të rangut të lartë në Ukrainë.

Biden do të flasë për mbështetjen për ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre dhe lirinë e tyre kundër luftës brutale të Rusisë, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për median amerikane.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

Austin tha të hënën se një nga objektivat e ShBA-së për të ndihmuar Ukrainën është për të “parë Rusinë të dobësuar” në mënyrë që ajo të mos “bëjë gjërat që ka bërë”.

Vizita vjen pasi Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat pushtuese ruse në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, vetëm një javë pasi shpalli një paketë të veçantë prej 800 milionë dollarësh.