Sporti

Manchester United me probleme të mëdha para ndeshjes me Chelsea, Rangnick: Kam vetëm 14 futbollistë nga ekipi kryesor

04/27/2022 18:52
nga:Mergim Rreci

Probleme për Ralf Rangnick, në një konferencë për shtyp, trajneri i Manchester United ka treguar se ka në dispozicion vetëm 14 lojtarë për ndeshjen ndaj Chelseat.

Në diskutim janë problemet e Harry Maguire (dëmtimi i gjurit) dhe Jadon Sancho (bajamet) që i vendosen tashmë ata në një listë që përfshinte Pogban, Fred, Cavani dhe Luke Shaw, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne do të përpiqemi të vendosim skuadrën më të mirë të mundshme në fushë. Për momentin kemi në dispozicion 14 futbollistë nga ekipi kryesor, të cilëve do t’i shtohen tre ose katër të rinj”, tha Rangnick.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/