Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.
Në kuadër të xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës po luhen ndeshjet Gjilani-Prishtina, Drenica-Ulpiana dhe Dukagjini-Feronikeli, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Gjilanit ka shkuar në pushim me barazim ndaj Prishtinës 1:1. Albert Dabiqaj realizoi golin e parë në minutën e 33’të – kurse Besnik Krasniqi barazoi pas 44 minutave nga penalltia.
Në duelin mes Drenicës dhe Ulpianës, skuadra e Lushtakut, poashtu po fiton me rezultatin 1:0, me golin e Osman Mëziut.
Dukagjini ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Feronikelit, me rezultatin 3:0. Altin Mërlaku, Ahmeti dhe Arbër Shala realizuan golat për ekipin e Dallkut në 45 minutat e parë.
/GazetaBlic Sport


