Lajme

Pas aksidenteve në Trafik në Emergjencë për 24 orë u trajtuan 16 pacientë

04/27/2022 14:32
nga:Q R

Janë 70 pacientë me probleme internistike që kanë marrë shërbimin shëndetësor emergjent, në kuadër të Klinikës Emeregjente të QKUK-së, në 24-orët e fundit.

Sipas njoftimit nga QKUK-ja në këtë klinikë gjatë kësaj kohe janë trajtuar 58 raste, kurse në shërbimin ortopedik 53 raste, si dhe janë ekzaminuar edhe 41 raste kirurgjike.

“16 raste janë trajtuar pas aksidenteve në trafik, kurse 13 raste janë mjekuar në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet më tutje në njoftim.