Liga e futbollit në Ukrainë nuk do të vazhdojë dhe askush nuk do të shpallet kampion sepse gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi për shkak të pushtimit rus.
Që kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës në shkurt, nuk është luajtur asnjë lojë e vetme. Ndeshjet e fundit janë luajtur në dhjetor kur klubet shkuan në një pushim dimëror tre mujor. Skuadra kryesuese është Shakhtar Donetsk me 47 pikë nga 18 ndeshje, e ndjekur nga Dynamo Kyiv me dy pikë më pak, përcjell GazetaBlic Sport.
“Klubet e futbollit kanë mbështetur propozimin për përfundimin e sezonit 2021/22 pasi nuk është e mundur të përfundojë kampionati për shkak të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme”, njoftohet nga mediat.
Ky vendim duhet të miratohet nga Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Dy skuadrat kryesore, Shakhtar dhe Dynamo Kyiv, do të kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


