Sporti

Nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në Ligën e Kampionëve, Real Madridi regjistron një rekord negativ

04/26/2022 22:04
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në gjysmëfinalen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

“Etihad Stadium” është arena ku po shkëlqejnë të dy skuadrat pas 45 minutave, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati është 2 me 1 në të mirë të skuadrës angleze, me disa rekorde që janë vendosur vetëm në pjesën e parë.

De Bruyne shënoi për 1 me 0 pas vetëm dy minutash lojë, që nënkupton goli më i shpejtë në histori të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Jesus shënoi për 2 me 0, gol ky që u realizua në minutën e 11-të.

Për herë të parë në historinë e Champions League, Real Madrid pësoi 2 gola në 11 minutat e para të një ndeshjeje. Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

/GazetaBlic Sport/