Sporti

Alaba për ndeshjen me Manchester Cityn: “Objektivi është ta bezdis Guardiolën”

04/26/2022 08:28
nga:L J

Mbrojtësi i Real Madridit ka punuar me Pep te Bayern, por tani ata do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale të Champions League. Austriaku e ka marrë detyrën…

“Nuk kam qenë në kontakt me Guardiolën kohët e fundit, por do të jetë mirë ta shoh përsëri. Ne ishim shumë mirë bashkë te Bayerni, por tani objektivi im është ta bezdis Pep”,- është shprehur mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba për “Bild”.

Ish-bavarezi austriak ka folur edhe për shokun e tij të skuadrës Karim Benzema, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në skenën europiane:

“Nuk mendoj se ka ndonjë diskutim për këtë çështje. Ajo që po bën Benzema këtë sezon është çmenduri. Ai ishte tashmë një lojtar i klasit botëror dhe tani ka bërë një hap më tej. Të gjithë jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Një “hat-trick” në raundin e 16-të dhe një tjetër në çerekfinalet e Champions League… Kjo thotë gjithçka,”- ka deklaruar David Alaba.