Sporti

Zaniolo: Mourinho një nga trajnerët më të mirë në botë, shpresojmë të fitojmë diçka me të

04/25/2022 21:05
nga:E K

Nicolo Zaniolo beson se Roma ‘mund të fitojë’ tituj nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke filluar me Ligën e Konferencës së Evropës.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Conference League do të luhet kundër Leicester City të enjten në mbrëmje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ylli i Romës, në një paraqitje për ‘UEFA’, ka folur edhe për trajnerin aktual të Romës, portugezin Jose Mourinho.

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai na njoftoi të gjithëve me artin e të mos dorëzuarit. Shpresojmë të fitojmë diçka me të”, ka thënë Zaniolo.

“Me një trajner që di si fitohet, mendoj se kemi shanse më të mira”, shtoi italiani.

/GazetaBlic Sport/