Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot ka njoftuar opinionin se ndaj akuzave të Prishtinës se serbët nga veriu po sulmojnë rendin kushtetues të Kosovës, serbët do të reagojnë me mosbindje totale qytetare dhe se Lista Serbe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur njerëzit.
Rakiq theksoi se sot janë mbajtur takime urgjente me përfaqësues ndërkombëtarë dhe se arsyeja e këtyre takimeve ka qenë fillimi i procedurës kundër serbëve në Kosovë dhe se aktualisht janë duke u zhvilluar procedura kundër më shumë se 70 serbëve.
“Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedura kundër qytetarëve tanë, biznesmenëve, kryetarëve të Komunave, deputetëve, përfaqësuesve politikë, për atë që Prishtina pretendon se është sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Arsyeja ishte protesta kundër lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës vitin e kaluar. Do të jemë i drejtëpërdrejt, ështe kjo përndjekje e motivuar politikisht dhe etnikisht e popullit tonë. Sipas informatave që kemi, procedura janë duke u zhvilluar procedura ndaj më shumë se 70 qytetarëve tanë”, tha Rakiq.
Ai theksoi se “kjo është një procedurë politike në të cilën Prishtina paraprakisht i ka dënuar serbët e akuzuar”.
“Prandaj askush nga qytetarët tanë, biznesmenët, përfaqësuesit politikë, nuk duhet ta pranojnë këtë ftesë, as t’i përgjigjen asaj. Loja perfide e Prishtinës shihet përmes qëllimit për të krijuar përçarje mes nesh. Lista e tyre nuk është përfundimtare, ndaj i ftoj që në të të vendosin edhe emrin tim, të Igorit, Sllavkos, Miloviqit, sepse ne kemi qenë në ato protesta me njerëzit tanë dhe do të jemi gjithmonë”, thotë Rakiq.
Rakiq përsëriti se serbët në Kosovë duan të ruajnë paqen, por edhe qëndrimi tolerant i serbëve ka një kufi.
“Nëse Prishtina fillon me lëvizje të njëanshme, Zoti mos e dhashtë, duke arrestuar qytetarët tanë, ne do të detyrohemi t’i rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, që përfshin edhe mosbindjen totale qytetare, për të mbrojtur të drejtat e njeriut të qytetarëve tanë”, tha Rakiq. tha.
Siç ka deklaruar ai sot, liderët e Listës Serbe i kanë njoftuar ambasadorët Quintit, “por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe kanë kërkuar nga ata që”, siç tha ai, “ta frenojnë Prishtinën nga përpjekjet për të shkaktuar kaos në veri të Kosovës”.
“Ne mbështesim shtetin e së drejtës, por kjo nuk është shtet i së drejtës, por dhunë institucionale që persekuton popullin tonë. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve për unitet, kjo nuk është çështje politike, por çështje e mbijetesës sonë”, përfundoi Rakiq.


