Sporti

SC Gjilani për Ismet Munishin: Kemi mbyllur bashkëpunimin

04/25/2022 15:29
nga:N M

Klubi i Gjilanit e ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi.

“Kuqebardhët” nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Munishi.

Klubi e ka falënderuar trajnerin e njohur kosovar për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në karrierë.

“Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi. Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive”, thuhet në komunikatën zyrtare të Gjilanit.