Sporti

Yjet e PSG-së të tronditur nga largimi i tifozëve në festën e titullit: “Ky është një turp”

04/25/2022 14:11
nga:L J

PSG fitoi titullin e 10-të të Francës. Katër xhiro para fundit PSG ka një avantazh të paarritshëm prej 16 pikësh ndaj Marseille.

Pavarësisht se dominojnë ligën franceze, tifozët e PSG-së janë të zhgënjyer këtë sezon me eliminimin nga Liga e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ultrasit e PSG-së u larguan nga tribunat e stadiumit 15 minuta para përfundimit të ndeshjes dhe pothuajse i gjithë stadiumi ishte bosh dhjetë minuta pas ndeshjes.

“Atmosfera është e turpshme,” tha kapiteni Marquinhos për festimin e titullit.

“Futbolli është pasioni ynë. Ne përpiqemi të argëtohemi sa më shumë që të jetë e mundur. Është turp që nuk ishin tifozët, por duhet të merremi me të”, shtoi ai.

Mesfushori Marco Verratti nuk e kupton largimin e hershëm të tifozëve. “Tifozët që nuk festuan? Është diçka që nuk e kuptoj. Është futboll, ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë humb. Ne jemi njerëz normal dhe mund të gabojmë. E di që ata ishin të zhgënjyer me humbjen me Madridin, por në disa raste duhet të ecësh përpara”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport