Falë paraqitjes së dobët të Barcelonës, Real Madridi ka thelluar edhe njëherë avantazhin e tij ndaj vendit të dytë.
Siç theksohet nga Opta, Los Blancos janë vetëm një pikë larg fitimit të Ligës me katër xhiro të mbetura, shkruan GazetaBlic Sport.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as që nga sezoni 1989/1990 (edhe në këtë rast titulli u përcaktua me katër ndeshje për t’u luajtur) .
Kjo është një dëshmi e mëtejshme e përparimit të jashtëzakonshëm të Galacticos këtë vit, nën drejtimin e trajnerit italian, Carlo Ancelotti.
/GazetaBlic Sport


