Barcelona dështoi të marrë pikë sot në Camp Nou ndaj Rayo Vallecanos.
Mysafirët arkëtuan 3 pikë falë golit të hershëm të Garcias në minutën e 7’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media foli Busquets i cili tha se Barca nuk po tregohet efektive në zonë.
“Po na kushton shumë humbja e ndeshjeve në shtëpi, ne pësojmë shumë shpejt dhe kjo na bën të ndjekim rezultatin. Kur nuk je efektiv në zonë, na kushton dy herë më shumë”, tha Busquets.
Sergio Busquets: "It's costing us a lot to win the games at home, we concede very quickly and it makes us trail. When you are not effective in the area it costs us twice as much."
— barcacentre (@barcacentre) April 24, 2022
/GazetaBlic Sport/


