Lajme

Exit Pollet në Francë: Macron 58,2 për qind, Le Pen 41,8 për qind

04/24/2022 20:11
nga:Astrit Gashi

Në Francë sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe sipas anketave të para pas mbylljes së vendvotimeve, Presidenti i ri i Francës do të jetë ai i vjetri.

Emanuel Macron ka fituar përsëri zgjedhjet presidenciale në Francë, me Exit Pollet që tregojnë se ai ka fituar 58,2 përqind të votave, ndërkohë që kundërkandidatja e tij nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen, ka fituar 41,8 përqind të votave.