Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdon testimi për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi nga komuna e Prishtinës.
Për dallim nga dita e djeshme, sot ka pasur më pak kolona nëpër rrugët e qytetit.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i kësaj unaze do të përfundojë sot në ora 17:00.


