Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/24/2022 07:00
nga:Q R

Dita e diele do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.