Tyson Fury dhuroi sot spektakël duke e mposhtur me nokaut Dillian Whyte.
Fury dha goditjen fatale për Whyte në raundin e gjashtë të meçit të sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes përpara 94 mijë tifozëve, Fury paralajmëroi pensionimin e tij, të cilin edhe e ka paralajmëruar para një kohe.
“Unë jam një njeri i fjalës sime. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit për The Gypsy King dhe çfarë mënyrë për t’u pensionuar”, tha ai menjëherë pas fitores për DAZN.
/GazetaBlic Sport/
Momenti kur Tyson Fury ia ‘terron’ Dillian Whyte – shikoni nokautin fantastik!


