Sporti

Tyson Fury mbërrin në Wembley – gati për duelin ndaj Whyte

04/23/2022 20:51
nga:E K

Dy boksierët britanikë, Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sot në Wembley për natën spektakolare të boksit.

Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “The Gipsy King”, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë Tyson Fury ka mbërritur në stadiumin Wembley ku edhe do të zhvillohet takimi që pritet të nisë nga ora 21:00.

Kujtojmë se RTK transmeton Live këtë duel.

/GazetaBlic Sport/