Drita ka shënuar fitore të madhe me përmbysje ndaj Malishevës.
Malisheva ishte në avantazh me golin e Hysenit, por nuk arritën ta mbajnë rezultatin pasi Drita shënoi tre herë me Ajzerajn, Namanin dhe Tahirin, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për Art Sport foli trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se pavarësisht fitores nuk ishte i kënaqur me pjesën e parën të zhvilluar nga ekipi i tij.
“Pjesën e parë e dominuam por nuk rrezikuam kundërshtarin, pjesën e dytë pasi goditëm luajtëm me më shumë dëshirë, me më shumë karakter, kundërshtari ishte i vështirë. Jam i kënaqur pasi fituam por jo edhe me pjesën e parë të performancës sonë”, Nuhiu.
/GazetaBlic Sport/


