18 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të gati 700 mostrave.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 23 personave.


