Lajme

Gërvalla takohet me kongresistin amerikan, Ritchie Torres

04/23/2022 10:24
nga:Astrit Gashi

Ministrja Donika Gërvalla ka njoftuar se dje pati një takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres në Amerikë.

Ajo shkroinë Twitter se kanë folur për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

‘’Pata një takim të këndshëm me Kongresmenin Ritchie Torres. Diskutuan për disa tema, duke përfshirë rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Gjithashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.’’, ka shkruar ajo.