Derbi i madh mes Arsenalit dhe Manchester United vjen sot në Premier League.
Dy skuadrat me histori të madhe në futbollin anglez do të përballen sot në “Emirates Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Si Arsenali ashtu edhe Manchesteri po luftojnë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, andaj kjo ndeshje ka shumë vlerë.
Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet në formacionin e Manchester United për këtë takim, pas mungesës në ndeshjen ndaj Liverpool. Në anën tjetër, Granit Xhaka pritet të jetë poashtu në formacionin titullar tek Arsenali.
Ja formacionet e mundshme.
Arsenal: Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Tavares; Xhaka, Elneny; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Nketiah.
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelof, Telles; Matic, McTominay; Elanga, Fernandes, Sancho; Ronaldo.
/GazetaBlic Sport/


