Lajme

Therje me thikë në Gjakovë

04/23/2022 09:30
nga:Astrit Gashi

Një person është arrestuar pasi kishte therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:53 në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.