Sporti

Bad News Eagles përballen sot me skuadrën ruse, të ‘detyruar’ për fitore

04/23/2022 09:27
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles janë mposhtur dje nga G2 Esports në ndeshjen e raundit të tretë për kualifikimet në turneut më të madh në botë të CS:GO.

“BNE” ka një seri prej 1 fitore dhe 2 humbje në 3 ballafaqimet e zhvilluara, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, kjo humbje nuk i ka shuar  ëndrrat e ekipit Bad News Eagles për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major, pasi ka mbetur edhe një mundësi, atje ku sot BNE do të zhvillojë ndeshjen vendimtare.

Në orën 14:45, skuadra shqiptare do të përballet me ekipin rus, ASG. Një fitore e mundshme në këtë ndeshje, do të thoshte vetëm një fitore larg kualifikimit të madh.

GazetaBlic Sport do të ju informojë në vazhdimësi për rrjedhën e kësaj përballje.