Superliga e Kosovës vjen sot me tri ndeshje shumë interesante.
Drita dhe Malisheva do të përballen në Gjilan, në atë që pritet të jetë një ndeshje shumë intreresante, shkruan GazetaBlic Sport.
“Intelektualët” kërkojnë pikët plota, por nuk do të jetë aspak e lehtë që kjo gjë të arrihet ndaj skuadrës së Malishevës, me skuadrën e Thaçit që ka nevojë për pikë në saje të pozitës së rrezikshme që gjendet në tabelë.
Kryesuesi i tabelës, Ballkani udhëton për t’u përballur me skuadrën e Ulpianës, skuadër kjo që e kishte mposhtur Ballkanin në ndeshjen e parë në “Sami Kelmendi”.
Megjithatë, të drejtuarit e Dajës janë duke kaluar në një formë shumë të mirë në edicionin pranveror, atje ku tashmë janë shumë afër që ta sigurojnë titullin kampion.
Feronikeli e pret poashtu Llapitn në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me skuadrën e Batatinës që është favorite në letër.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.
/GazetaBlic Sport/


