Lajme

OKB jep shifrat: Kaq milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i luftës

04/22/2022 18:34
nga:Gazeta Blic

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët thotë se rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga nisja e pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Shifra e sotme ka pësuar një rritje prej 48,387 që nga e enjtja.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi, thotë ai.

Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas, por shumica kanë shkuar në Poloni.

Gati gjashtë nga 10 personat që ikën nga vendi – 2,867,241 – shkuan në Poloni. Top Channel