Analisti Rron Gjinovci, nepërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila sot doli në mbrojtje të Ambasadorit Martin Berishaj, i cili nga mediat sllovene u akuzua për përfshirje në një skandal të madh.
Osmani kërkoi sot që lajmet fillimisht të konfirmohen, pasi siç tha ajo, Berishaj e ka mohuar skandalin.
“Kosova ka nevojë për standard të ri në politikë. Kur akuzohesh prej medieve ndërkombëtare për korrupsion, e pakta që mundesh me bo për Kosovën është me dhanë dorëheqje deri sa të sqarohet situata, sepse Kosova s’mundet me përballu këso përfolje në diplomaci. Na kena pritë që qeverija dhe presidentja na sjellin standarde të reja etike e morale në politikë. Siç thoshte Shkëlqesia e tij Kryeministri “na duhet t’ia kthejmë moralin politikës”. Përndryshe, çka po dallojnë ata që ishin me këta që janë?”, shkroi Gjinovci.


