Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se është përgjegjësi e jona e përditshme ruajtja e mjedisit ku jetojmë.
Haradinaj ka shpërndarë një fotografi bashkë me familjen, ndërsa njihet si adhurues i flaktë i natyrës, i ecjes në natyrë.
“Dita e Tokës na kujton rëndësinë vitale të mjedisit ku jetojmë, ajrit, ujit dhe tokës.
Përgjegjësia jonë për natyrën dhe ambientin ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Ta ruajmë bukurinë e Atdheut tonë”, ka shkruar Haradinaj.


