Partia Demokratike e Kosovës ka paditë anëtarët e bordit të ZRRE-së për faturim të qytetarëve me tarifat e shtrenjta.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha se pos dorëzimit të kallëzimit penal, ata kanë bërë edhe kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së.
Në lidhje me këtë, në një konferencë për media folur edhe avokati i PDK-së, Faton Fetahu i cili u shpreh se ky kallëzim penal ndaj secilit anëtar të bordit të ZRRE-së do të sjellë pasoja të rënda juridike për ta.










