Gazetari gjerman dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Michale Martens, duke u thirrur në burime të besueshme të thotë se shumë shpejt Kosova do të fillojë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.
Martens ka shkruar se matematikisht dhe politikisht gjasat që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të mira.
“Rusia jashtë, Kosova brenda Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka thënë Martens.
Martens ka paralajmëruar se më shumë rreth kësaj çështje të interesuarit mund të lexojnë në numrin e nesërm të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Russia out, Kosovo in? Several reliable sources confirm that Kosovo will "very soon" initiate the process of becoming a full member state of the Council of Europe. Mathematically and politically, chances for success are deemed to be good. More in tomorrow´s edition of F.A.Z.
— Michael Martens (@Andric1961) April 22, 2022


