Lajme

Kurti deklarohet pas takimit me senatorët amerikanë

04/21/2022 17:45
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në qeveri senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Thillis, raporton GazetaBlic.

Kurti në një konferencë për medie tregoi detaje nga takimi i tyre, duke përmendur këtu edhe sulmet ruse në Ukrainë.

“Në takimin tonë të përbashkët, kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë”, tha Kurti.

Kryeministri ka falënderuar SHBA-në për arritjet e Kosovës dhe rolin kryesor që kanë pasur në pavarësinë e shtetit tonë.

“Kosova ka mbajtur qëndrimin e njejtë me SHBA, kurse në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre por janë duke bashkëpunuar me njëra tjetrën. Në veçanti i njoftova senatorët për sukseset e shtetit të Kosovës, ku sot është krenare me të arriturat e saj”, tha ai./GazetaBlic/