Lajme

Komuna e Prishtinës ka një njoftim për rrugët njëkahëshe

04/21/2022 17:39
nga:Q R

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës se të shtunën më datë 23 dhe 24 prill, 7 rrugë në kryeqytet do të testohen për funksionimin si rrugë njëkahëshe.

Në fundjavë e gjithë unaza qendrore e Prishtinës në qarkore do të shfrytëzohet si njëkahëshe.

Rrugët janë: “Agim Ramadani”, “UÇK”, “Migjeni”, “Luan Haradianj”. “Garibaldi”, “George Bush”, dhe “Eqrem Çabej”.