Sporti

Konfirmohet nga specialisti i merkatos, Erik ten Hag zyrtarizohet së shpejti si trajner i Manchester United

04/21/2022 08:05
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, specialist në tregun e transferimeve, Manchester United do të ketë arritur një marrëveshje me Erik Ten Hag, trajnerin e Ajax-it, për kontratën që do ta lidhë atë me “Djajtë e Kuq”.

Së bashku me trajnerin holandez do të jetë edhe bashkatdhetari i tij Mitchel van der Gaag, asistent në klubin e Amsterdamit, përcjell GazetaBlic Sport.

I vetmi detaj që mbetet për t’u përcaktuar është pagesa e klauzolës së lirimit prej dy milionë eurosh. Njoftimi zyrtar, garanton Fabrizio Romano, do të vijë së shpejti.

/GazetaBlic Sport/