Lajme

Kurti pret në takim Szunyogun e BE-së dhe Davenportin e OSBE-së, temë vendosja e ligjshmërisë

04/20/2022 17:58
nga:Q R

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, Michael Davenport.

“Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar”, thuhet në kumtesë.

Në takim është përmendur edhe qëllimi i kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit.