Lajme

Gjinovci i reagon përsëri Aliut: Na bari nuk hajmë

04/20/2022 17:17
nga:Genita C

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shfrytëzuar pozitën qeveritare për të lidhë marrëveshje me një kolegj privat në të cilin është i angazhuar si profesor dhe merr pagë, ai ka thënë se sot kishte në plan të nënshkruante marrëveshje me Universitetin e Prishtinës, por se kjo është shtyrë për ditën e nesërme.

Liburn Aliun e akuzuan se nënshkroi marrëveshje me Kolegjin ku punon, vjen reagimi i Ministrit të Infrastrukturës

Ndaj deklaratës së tij të fundit, ka reaguar përsëri ish-anëtari i VV-së, Rron Gjinovci , i cili u shpreh se nuk mund të nënshkruhet memorandum në cilësin e ministrit me punëdhënësin e tij privat, raporton GazetaBlic.

“Nuk mundesh o i nderuar profesor dhe Minister Aliu, me nenshkru memorandum ne cilesine e ministrit me punedhanesin tand privat, nuk mundesh. Nejse, ti po mundesh, po na bari nuk hajmë.
Kurrfare lidhje nuk ka sa memorandume tjera dhe me kend i nenshkrun.
Definicion i konfliktit te interesit. PIKE.|”, shkroi Gjinovci në “Facebook”.