Sporti

Ronaldo rikthehet në stërvitje tek Manchester United

04/20/2022 15:31
nga:Mergim Rreci

Një ditë pasi humbi ndeshjen kundër Liverpool-it, pasi njoftoi vdekjen e një prej fëmijëve të tij të porsalindur, Cristiano Ronaldo u kthye të mërkurën në mëngjes në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington.

Reprezentuesi portugez u pa vetëm duke hyrë dhe dalë nga ambientet e Djajve të Kuq, pa asnjë informacion për rikthimin e tij në stërvitje, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e radhës e Manchester United është planifikuar të shtunën, kundër Arsenalit, në Londër.

/GazetaBlic Sport/