Lajme

Blerta Deliu ka disa pyetje për deputetët e VV-së që bllokuan formimin e Komisionit Hetimor

04/20/2022 12:57
nga:N M

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka reaguar sërish për bllokimin e komisionit hetimor nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Deliu ka pasur disa pyetje për deputetët e partisë në pushtet.

Mes të tjerash pengimin e komisionit hetimor ajo e ka vlerësuar edhe si arrogancë ndaj qytetarëve, të cilët sipas saj kanë të drejt të dijnë se ku dhe si po shpenzohen taksat e tyre.

Reagimi i plotë:

Jam shumë kurioze ta kuptoj si ndihen deputetët e Vetëvendosjes, të cilët pengojnë një hetim parlamentar që mëton të mbrojë paranë publike?! Çfarë do t’u thonë votuesëve të vet?
Se e kanë blerë besimin e tyre me nga 100 euro?!
Se buxheti publik në fakt është buxhet i partisë dhe opozita po ndërhyn në ‘çështjet e brendshme’ të partisë?!
Kësi arrogance ndaj qytetarëve, të cilët kanë gjithë të drejtën të informohen se si shpenzohen taksat e tyre, mund të shihet vetëm në regjimet autoritare.
Presidentja do të duhej të reagonte, jo në përkrahje të opozitës, por në mbrojtje të parasë publike. T’u shërbejë qytetarëve duke i siguruar se shpenzimi i taksave të tyre mbikqyret nga institucionet kompetente nëpërmjet mekanizmave të tyre.
Pengimi i themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar e privon qytetarin nga kjo e drejtë kushtetuese. Kuvendi nuk është makinë votimi e vendimeve të Qeverisë, por garantues i interesave qytetare, prej nga i buron edhe legjitimiteti.
Është për të ardhur keq se si deputetët e pozitës janë kaq indifferent ndaj mënyrës si menaxhohet buxheti publik dhe kaq nënshtrues ndaj Qeverisë duke mohuar rolin dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ndaj qytetarit, votuesit të tyre.

Qeveria ende nuk e ka gati platformën e aplikimit për 100 eurot e punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve