Presidentja Osmani do të udhëtojë për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera.
Osmani do të udhëtojë për në SHBA në fillim të javës së ardhshme, ku përveç pjesëmarrjes në varrimin e ish-Sekretares Albright, do të zhvillojë edhe disa takim të tjera.
Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic Bekim Kupina, këshilltar për Media.
“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, ka thënë ai.
Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.


