Në ditën e sotme u raportua se trajneri Granit Begolli mund të largohet nga Liria.
Megjithatë, klubi nga Prizreni ka njoftuar para pak çaste se kjo nuk do të ndodhë dhe se Begolli do të mbetet në krye të klubit, duke ndjekur objektivin për t’u kthyer në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje nga KF Liria:
“Para pak ore ka qarkullue një deziformat nëper dy apo tre portale te “famshme” se gjoja KF Liria ka largue Trejnerin Begolli.
Ky sajim qe eshte bërë ne keto portale është i PA VERTET dhe si i till është bërë nga dashakeqësit e KF Liria , pikrishtë një ditë para ndeshjes me Vllazërimin , e që kjo ndeshje ka rendesi te veqant per klubin tonë , sepse me nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje , Kf Liria do t’i afrohet barazhit per kthimë në superligë.
Me këtë rast njoftojmë sportdashësit Prizrenas , e në veqant adhuruesit e KF Liria , se ne klub SKA largime , por vetem unitet , dhe një atmosfer te jashtëzakonshme ,e mobilizuese drejt suksesit.
Q.Krasniqi
Datë ,19.04.2022”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


