Lajme

Më 20 dhe 21 prill takimet e grupeve punuese për tabelat, Stano: Duam progres

04/19/2022 17:08
nga:Genita C

Të enjten dhe të premten në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës të grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e tabelave të veturave.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke konfirmuar për datat ka thënë se është përgjegjësi e të dyja palëve që të gjejnë zgjidhjen, raporton Kosovo-online.

“Duam që ata të arrijnë progres deri më 21 prill”, është shprehur Stano.

“Çfarëdo marrëveshje rreth tabelave kërkon fleksibilitet dhe kompromis politik”.

Për BE-në marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për tagrat e veturave kërkon urgjencë për gjetjen e një zgjidhjeje që u përshtatet të dyja shteteve.