Lajme

Vdes biznesmeni i njohur nga Podujeva, ishte themelues i kompanisë së njohur

04/19/2022 13:59
nga:N M

Ka ndërruar jetë Biznesmeni i njohur nga Podujeva, Ismet Hajdari, i cili ishte ndër themeluesit e kompanisë “Ananas Impex”.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania, përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i tij pritet të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat te Xhamia e vjetër në Podujevë.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkpunëtorët dhe të gjithë dashamirët e familjes sonë se ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, njëri nga themeluesit e kompanisë sonë Ismet (Ali) Hajdari. Babai dhe vëllau jonë gëzoi respekt dhe dashuri nga të gjithë qytetarët e Podujevës dhe më gjerë fal mirësisë dhe urtësisë që kishte gjithmonë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot 19.04.2022 (e martë) në ora 17:00 në varrezat te Xhamia e vjetër Podujevë (afër ish Hotel Besiana)”, thuhet në postimin e kompanisë.