Shefi i Grupit Parlamentar të LDK Arben Gashi ka kritikuar fortë Lëvizjen Vetëvendosje e ku këta të fundit kanë kundërshtuar themelimin e komisionit hetimor për energji, raporton Gazeta Blic.
Madje ai ka kërcënuar mazhorancën së në rast se nuk formohet ky komisionin, atëherë deputetet e LDK do të largohen nga Kuvendi dhe nuk do të marrin pjesë në asnjë votim që vjen në Kuvend.
“Mos ja mohoni këtë të drejt kushtetuese opozitës nëse nuk themelohet komisioni hetimor atëherë ne nuk ka kuptim që të marrim pjesë në Kuvend në votime… çfarë kuptimi ka që të votojmë marrëveshje . Kur ju ja mohoni një mekanizëm që garantohet me Kushtetutë, me 40 nënshkrime, është kategori kushtetuese”, tha Gashi.
“Nuk ka kuptim parlamentarizmi nëse ju e mohoni një të drejtë kushtetuese opozitës, nuk ka… s’ka kuptim parlamentarizmi më, s’ka kuptim më demokracia. Po e mohoni një mendim ndryshe. LDK nuk voton e as nuk rrinë në Kuvend nëse një komision i tillë nuk formohet”, tha ai ndër të tjera.


