Lajme

23 vjet nga rënia e Sali Çekajt

04/19/2022 10:31
nga:Astrit Gashi

Sot bëhen 23 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Gjeneral Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.

Çekaj njihej ndryshe me nofkën Veterani ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar.