Të paktën pesë shpërthime janë dëgjuar në Lviv perëndimor, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për atë që ka ndodhur. Por tym i zi dhe gri po ngjitet lart nga vendi i shpërthimeve dhe një nga ekipet e BBC pa një raketë në fluturim.
Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv edhe pse, shumë njerëz ishin ende në rrugë, dhe raportues të BBC-së, ishin në restorantin e hotelit në katin e fundit kur panë shtëllungat e tymit në distancë.
Javën e kaluar, qyteti raportoi disa raketa lundrimi ruse të shkatërruara nga zjarri anti-ajror.


