Lajme

Forcat ruse po përpiqen të hyjnë në Kherson

04/18/2022 07:35
nga:Gazeta Blic

Ukraina pret që forcat ruse të vazhdojnë luftimet në një përpjekje për të hyrë në rajonin Kherson, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Në përditësimin e fundit, departamenti shtoi se në total, 87 grupe taktike batalionesh ruse janë të përfshirë në përbërjen e detyrave ushtarake në territorin e Ukrainës.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse po kompletojnë formimin e një grupi agresiv në Zonën e Operacionit Lindor. Kundërshtari gjithashtu nuk ndalet së kryeri sulme me raketa e bomba mbi objektet e infrastrukturës kritike të Ukrainës”, tha ai.

Ai theksoi se në ditën e fundit, ka pasur 12 sulme “armiqësore” dhe forcat ukrainase kanë mundur të shkatërrojnë 10 tanke ruse.

Të shtunën, ajo pretendoi se Ukraina kishte shënjestruar një avion dhe tre helikopterë.