Sporti

Finalja e FA Cup mes Liverpoolit dhe Chelseat zhvillohet me 14 maj

04/17/2022 19:52
nga:L J

Skuadra e Liverpoolit do të luajë në finale të FA Cup me Chelsean.

Liverpool dhe Chelsea do të takohen me 14 maj në “Wembley” – në kuadër të finales së madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

“Reds” në gjysmëfinale mposhtën Manchester Cityn me rezultatin 3:2, kurse Chelsea triumfoi sot ndaj Crystal Palace me rezultatin 2:0.

Liverpool i Klopp dhe Chelsea i Tuchelit u takuan edhe më herët në një finale të Carabao Cup, ku triumfues doli ekipi i Liverpoolit pas ekzekutimit të penalltive.

/GazetaBlic Sport