Lajme

Dy persona të vrarë dhe katër të plagosur nga granatime në Ukrainën lindore

04/17/2022 17:24
nga:Q R

Dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur pas bombardimeve në qytetin lindor të Ukrainës, Zolote, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhanskit, Serhiy Gaidai.

“Në një nga ndërtesat e larta u shkatërruan dy kate. Kemi të paktën dy qytetarë të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur”, u shpreh ai.

Diku tjetër në Ukrainë, pati më shumë raportime sot për sulme ruse rreth zonave të populluara, raporton Sky News.

Pesë persona u vranë dhe 13 u plagosën pas bombardimeve në qendër të qytetit Kharkiv.

Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit Brovary, i cili është afër Kievit, tha se një sulm me raketa kishte dëmtuar infrastrukturën.