Para ndeshjes së nesërme në La Liga me Cadiz, Xavi, trajneri i Barcelonës, tregoi se pushtimi i më shumë se 25 mijë tifozëve të Eintracht Frankfurt në Camp Nou, në ndeshjen e Europa League, mbetet i pranishëm në kujtesën e katalanasve.
“Kur u largova nga hoteli, kuptova menjëherë se diçka nuk ishte në rregull. Na morën gjithçka, ne u ndjemë të grabitur në shtëpinë tonë. Nuk më dukej sikur po luanim në shtëpi. Gjithçka shkoi keq. Ishte një natë fatale në çdo aspekt. Filloi dhe përfundoi keq”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.
Xavi gjithashtu supozoi se eliminimi i hershëm nga Europa League shërbeu si një pikë reflektimi:
“Duhet të konsolidojmë modelin tonë të lojës, të cilin e kishim humbur. Na duhet kohë, durim dhe të jemi më konkurrues. Le të vazhdojmë të rritemi. Projekti ka nisur në nëntor, nuk ka kohë për të konsoliduar gjërat”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


