Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Juventus – Bologna

04/16/2022 19:19
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Juventus – Bologna.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë e dominuar nga skuadra e Juventusit, por që goli nuk erdhi dot.

Dominimi u shpreh në numrin e goditjeve në drejtim të portës së Skorupskit, por që posedimin e topit e kishte skuadra mysafire.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/