Sporti

Ronaldo i jep fitoren Manchester United me një “Hat-trick, Arsenali mposhtet nga Southamptoni

04/16/2022 17:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.

Manchester United ka arritur një fitore me shumë vlerë, fitore kjo e dhuruar nga Crisitano Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi portugez ka shënuar tre golat e fitores, duke kompletuar “Hat-trickun” në këtë takim dhe rezultatin 3 me 2 të ndeshjes.

Ishte ky “Hat-tricku”  numër 50 i Ronaldos në karrierën e tij. Rashica luajti 90 minuta tek Norwich, atje ku pati paraqitje solide.

Arsenali u mposht përsëri, me Southamptonin që triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj skuadrës së Artetas.

Brentford ka triumfuar me rezultat 1 me 2 ndaj Watford.

/GazetaBlic Sport/